Belgjikë, rritet në mbi 50 mijë numri i rasteve me COVID-19

Më datë:

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 50.509, me 242 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e kaluara, ndërsa janë konfirmuar dhjetëra viktima të reja.

Në vend janë konfirmuar 97 viktima të reja nga virusi, me çka numri gjithsej i të vdekurve ka shkuar në 8.016, prej të cilëve 46 për qind kanë ndërruar jetë në spitale dhe 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.

Qendra belge e Krizave në një deklaratë njoftoi se në 24 orët e fundit, 84 persona janë shtruar në spital, kurse 63 të tjerë janë liruar pas trajtimit.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se numri i të sëmurëve në njësitë e kujdesit intensiv është pakësuar me 9 persona, duke u ulur në 646.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pulë me Kërpudha

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije...

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk i ka dorëzuar...

Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria pjesë e operacioneve ndërkombëtare me 250 ushtarakë

Ka dalë në konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes,...

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Në kuadër të operacionit “Akuza”, në Tiranë u arrestua...