Ligji për të huajt dhe automjetet, Sorensen takim sot me Kurtin

Më datë:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takohet sot, 14 mars, me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, dy ditë para se të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet.

Takimi është caktuar për në orën 08:30, ndërsa zyrtarisht nuk janë dhënë detaje për temat e diskutimit, por burime jozyrtare bëjnë me dije se fokusi është pikërisht zbardhja e masave ligjore që hyjnë në fuqi më 16 mars.

Ligjet parashikojnë që personat pa dokumente kosovare të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë më gjatë se 3 muaj ose vetëm me autorizim.

Masat po kundërshtohen nga komuniteti serb dhe institucionet e tyre, të cilët paralajmërojnë ndikim negativ në arsimin dhe shëndetësinë që funksionojnë sipas sistemit serb.

Zbatimi i ligjeve është kritikuar ashpër edhe nga Beogradi, që e cilëson si “masë diskriminuese”, duke paralajmëruar rrezikun për mbi 10 mijë serbë në Kosovë. Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërkon ndërmjetësim evropian për të shmangur “katastrofën për popullin serb”.

Studentë dhe profesorë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut kanë protestuar, duke paralajmëruar se ligji mund të ndikojë në funksionimin e fakulteteve nën sistemin serb.

Autoritetet kosovare nënvizojnë se përveç zbatimit të ligjit, duhet të punohet edhe për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit serb, pasi sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...