Shqipëria, si i vetmi shtet në Evropë pa një ligj për rininë, vetëm para disa muajsh me nxitje edhe nga insitucionet evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile në vend mori nismën e hatrimit të një ligji për rininë. Si shumë ligje të tjera u tha se u konsultua me publikun, paçka se pati disa ture nga Ministria e Sportit Arsimit dhe Rinisë që udhëtoi në disa qarqe të vendit.
Ajo që deklaruan organizatat rinore të shoqërisë civile në vend, ishte se ministria nuk i kishte thirrur dhe nuk ishte konsultuar me ta, por edhe në ndonjë rast sporadik që kishte pasur takime të tilla me organizata, këto të fundit kanë deklaruar se asnjë prej propozimeve të tyre nuk është pasqyruar në projektligjin përfundimtar që më pas kaloi për miratim në parlament.
Si në nivel kombëtarë ashtu edhe në atë vendorë, ky ligj vendos në krye të këshillave njerëz politikë. Në atë kombëtar vendos Koordinatorin kombëtar që emërohet nga kryeministri ose ministri përgjegjës, ndërsa në Këshillin Vendor vendos në krye një zv. Kryetar ose Nën/kryetar të Bashkisë.
Pra në thelb, ky ligj synon kontrollin e të gjitha organizatave rinore duke i vendosur brenda nje kuadri që do të kontrollohet e drejtohet nga njerëz të emëruar nga vetë qeveria./Shqip