14.5 C
Tirana

Liderët e BE-së në Tiranë, ambasadorja: Tregon rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më datë:

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka folur nga Korça për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Hohmann tha se organizimi i këtij samiti jashtë vendeve të BE tregon rëndësinë për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Sa i përket nivelit të kriminaliteti dhe korrupsionit në vend, Hohmann përmend raportin e KE duke thënë se çështje e rëndësishme mbetet lufta kundër korrupsionit.

“Në fakt është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor organizohet jashtë BE dhe vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo tregon dhe rëndësinë që ka për ne i gjithë rajoni dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Edhe puna që do të bëjnë këto vende drejt BE dhe për faktin që në Shqipëri do të vijnë në 6 dhjetor liderët e të gjithë vendeve.

Ju mund të dini se rreth 10 ditë më parë, KE ka botuar raportin vjetor për të gjithë vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Është raport që përfshin gjendjen e vendit. Për të gjithë ata që janë të interesuar, në raport një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Raporti është i qartë sa i përket konsolidimit dhe për të luftuar çështje si lufta kundër korrupsionit”, tha Hohmann.

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Lajmin e bëri ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” , shkroi në një postim në Twitter Charles Michel.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Doka: Palestër e re për peshëngritjen në Cërrik dhe panele diellore në institucione

Kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore...

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...