Lëngu i bizeleve për pastrimin e mëlçisë

Më datë:

Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme. Vendlindja e bizeles është Azia perëndimore dhe Afrika e Veriut. Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji. Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.

Në një 100 gramë bizele gjenden 81 kalori. Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium. Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave , parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatim në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut të bizeles që me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.

Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks
Lëngu i mëposhtëm ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës. Kombinimi i spinaqit, bizeles, limonit, kastravecit dhe mollës ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimit të mëlçisë dhe hidratimit të trupit.

Përbërësit:
1 grusht bizele
1 filxhan çaji spinaq
1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat
1 limon pa lëkurë dhe bërthama
Gjysmë kastraveci
Një majë luge çaji kripë.
Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pijeni lëngun menjëherë. Këtë lëng mund ta pini rregullisht për tre ditë për një pastrim cilësor të organizmit nga toksinat e dëmshme që shkaktojnë një sërë sëmundjesh kronike dhe të rrezikshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dhe LDK, konsulta për një president konsensual 

Derisa Vetëvendosje dhe LDK po vazhdojnë konsultat brenda partive...

Çmimi i naftës rritet me shpejtësi, në Shqipëri shkon në 219 lekë

Çmimi i naftës është rritur sërish, 1 litër naftë...

Sherri nisi në TikTok, 28 të proceduar pas përplasjes në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti...

Përplasja e dy skafeve në Koman, disa të plagosur, dyshohet shpejtësia e lartë

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin...