8.5 C
Tirana

LDK, Kurtit: Propozo emrin, ose të veprojë presidenti në bazë të Kushtetutës

Më datë:

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” të reflektojë dhe të jep propozimin e tij për kandidatin e ri për formimin e qeverisë së re. Në të kundërtën, partia e Isa Mustafës sugjeron që presidenti, Hashim Thaçi, të veprojë konform Kushtetutës së vendit.

“Kërkojë që kryeministri në detyrë t’i kryej obligimet e veta dhe mos ta shkelë kushtetutën. Ta marrë përgjegjësin për formimin e institucioneve ashtu siç i është dhënë e drejta ose ta refuzojë. Presidenti t’i zbatojë obligimet kushtetuese dhe t’i jap përgjegjësin dikujt tjetër”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, transmeton Indeksonline

Tutje, ai foli edhe për mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit.

“Ishin tri nisma legjislative; Një nga kryetarja e Kuvendit e përkrahur nga 5 deputetë tjerë dhe 2 nisma tjetër të përkrahura nga PDK. Ne dhamë vlerësimin tonë që vendi është në një krizë politike. Për të proceduar një nismë legjislative duhet të shkojë në qeveri për votim, këtë e thotë rregullorja. Për të shkuar në Qeveri për vendim sepse është e pamundur sepse kjo qeveri është e shkarkuar”, ka thënë ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...