Lidhja Demokratike e Kosovës do të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media pas takimit të Kryesisë së partisë.
Sipas Mustafës, ky mocion i mosbesimit do të inicohet për shkak se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë rrezikuar miqësinë e Kosovës me SHBA-të dhe kanë marrë vendim të njëanshëm lidhur me shkarkimin e Agim Veliut.
“Ne patëm mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë të shkaktuar nga rrezikimi i prishejs së marrëdhënieve me SHBA-të si rezultat i mos-heqjes së tarifës mbi bazën e kërkesës së parreshtur të tyre si aleat i yni dhe problemin që sot ka lindur me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit të Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu. Unë dëshiroj t’iu them se me 12 të këtij muaji, e kam takuar z.Kurti, kryeministër i Kosovës së bashku me kryeparlamentaren Osmani dhe zëvendëskryeministrin Hoti dhe kam kërkuar nga ai që të heq tarifën pa kushte, ashtu sië e kërkojnë SHBA-të, sepse rrezikimi i marrëdhënieve me SHBA-të nuk është në favor të vendi ttonë dhe se Kosova nuk guxon të humbë aleatin e saj kryesor për shkak të tarifës që nuk e ka vënë as LDK e as VV”, tha Mustafa, raporton lajmi.net.
Më tutje, Mustafa është shprehur se miqësia me SHBA-të është në esencën e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe mos-heqja e taksës, ngrirja e investimeve të SHBA-ve dhe kërcënimet për tërheqje të ushtrisë kanë ndikuar që LDK të vijë deri tek ky vendim.
Ai ka thënë se ka qenë edhe vendimi arbitrar i Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut që ka bërë LDK-në të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit.
“Kam dhënë arsyet tona veçmas si LDK sepse ne në esencën e programit të LDK është miqësia me SHBA-të dhe ne nuk mund ta cenojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin tonë me një vend i cili na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, pavarësinë dhe ta zhvillojmë demokracinë e vendit tonë. Nuk kam marrë ndonjë përgjigje prej tij, meqenëse ka kapërcyer edhe afati që Kurti të veprojë në mënyrë të pjesshme sië parti propozuar Kurti që ne nuk jemi pajtuar pasi as SHBA-të nuk janë pajtuar. Kam konsultuar bashkëpunëtorët e mij në LDK dhe i kam shkruar z.Kurti të heq tarifën deri në fund të kësaj jave. Ky rrezikim ilustrohet me ngrirjen e fondeve të MCC-së me vlerë prej rreth 200 milionë dollarë, pastaj të deklaratave të senatorëve të SHBA-ve lidhur me atë se Kosova përmes vënies së tarifës dhe mos-heqjes së saj nuk po tregon interes për paqë në këtë pjesë të Ballkanit që është vlerësim i rëndë i thënë nga senatorët e SHBA-ve dhe në qoftë se ne nuk kemi orientim të paqes, atëherë SHBA-të mund të tërheqin trupat ushtarake që janë në Kosovë me mision paqeruajtës që ne i kemi kërkuar dhe nuk i kanë sjellur vet SHBA-të. Dje ka ndodhur tërheqja e investitorit të termocentralit Kosova e Re me arsyetimin se nuk do të inbevstojnë më në thengjill dhe për shkak ktë politikave të tanishme. Lidhur me këtë kemi pasur edhe ne vërejtjet tona por nuk kemi pritur që një investitor kaq i madh në mënyrë të tilë do të tërhiqet nga vendi jonë sepse për neve është me rëndësi të kemi prezencen ekonomike të SHBA-ve. Sot ka ndodhur poashtu një veprim i papritur dhe i paparalajmëruar i kryeministrit për të shkarkuar një minsitër të LDK-së në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit sepse aty thuhet nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat e LDK-së atëherë ai konsultohet me kryetarin e LDK-së ku mund të arrihet marrëveshja për shkarkim. Ai nuk është konsultuar por ka marrë veprim arbitrar në këtë moment kur ne po përballemi me këtë virus të tmerrshëm dhe nuk kemi njohuri se çfarë do të ndodh nesër. Ky veprim flet se z.Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne dhe z.Kurti nuk dëshiron veprime që sigurojnë relacione të shëndosha em SHBA-të dhe partnerët evropianë. Kjo sot u diskutua në qeveri dhe LDK do të iniciojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti sepse nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një qeverie të tillë.”, tha Mustafa në konferencën për media.