Lavrov: Në lidhje me Idlibin janë duke u bërë përgatitje për negociata

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se janë duke u bërë përgatitje për të zhvilluar një sërë negociatash të reja mes Turqisë dhe Rusisë në lidhje me Idlibin (AA).

Lavrov, pas takimit me homologun e tij nga Taxhikistani, Sirodjidin Mukhriddin, në Moskë, dha deklarata në konferencën e përbashkët për media në lidhje me situatën në Idlib.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes liderëve rus dhe turk, tha ai, se askush nuk do të mbetet indiferentë ndaj veprimtarisë së terroristëve. “Ushtarët turq që gjenden në fushë shohin gjithçka shumë mirë dhe kuptojnë”, tha ai.

Ai rikujtoi se delegacionet turke dhe ruse më parë në Ankara dhe Moskë kanë zhvilluar takime në lidhje me Idlibin.

“Për momentin, janë duke u bërë përgatitje për një sërë negociatash të reja në lidhje me Idlibin. Këto negociata, shpresojmë që, do të na mundësojë të arrijmë në qëllimin për ta bërë Idlibin një zonë deeskalimi të vërtetë”, u shpreh Lavrov.

Kryediplomati rus, duke tërhequr vëmendjen se SHBA-të kanë deklaruar gatishmërinë për të krijuar dialog me Frontin Nusra dhe Hayat Tahrir al-Sham, tha se “Nuk i dëgjojmë për herë të parë këto deklarata dhe i shohim si të papranueshme”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...