12.5 C
Tirana

Lavrov: Në Konferencën e Berlinit duhet të ftohen të gjitha palët në Libi

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se bisedimet për Libinë të zhvilluara në Moskë janë përgatitje për Konferencën mbi Libinë që do të mbahet më 19 janar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Lavrov në konferencën “Dialogu Raisina” në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, dha deklarata në lidhje me krizën e Libisë.

Ai kujtoi se bisedimet në lidhje me Libinë janë zhvilluar të hënën në Moskë. “Ne asnjëherë nuk kemi aluduar në atë se bisedimet do t’i zgjidhin të gjitha problemet dhe se do të jenë të fundit. Bisedimet për Libinë në Moskë, janë përgatitje për Konferencën e Berlinit”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus vuri në dukje se në Konferencën e Berlinit duhet të ftohen të gjitha palët në Libi.

Lavrov gjithashtu rikujtoi se lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, ka kërkuar kohë për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit. “Nuk duam ta dramatizojmë këtë gjendje. Kjo ndodhi edhe më parë në bisedimet e zhvilluara në Paris, Palermo, Abu Dhabi”, u shpreh ai.

– Bisedimet për Libinë në Moskë

Delegacionet turke dhe ruse të hënën në Moskë kishin zhvilluar bisedime me palët në Libi.

Delegacioni turk, bashkë me kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB-ja Fayez al-Sarraj dhe Khalid al-Mishri, kryetar i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë kishin përgatitur tekstin e marrëveshjes.

Ndërsa delegacioni rus ishte përpjekur të bindë Haftarin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, Aguila Saleh.

Haftari nuk e nënshkroi marrëveshjen dhe dje në mëngjes ishte larguar nga Moska.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë bëri të ditur se Haftari e mirëpret marrëveshjen por ka nevojë dy ditë për konsultime lokale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump ndalon sulmin izraelit ndaj Iranit, në pritje të një marrëveshjeje bërthamore

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të mbështesë një...

Dollari në tronditje: Politikat tregtare të Trumpit sfidojnë tregjet globale

Vendimet e fundit tarifore të presidentit amerikan kanë shkaktuar...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike...

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me...