Largimi i trurit dhe i rinisë shqiptare, thirrja e Metës: Koha për të ndalur shpopullimin është tani

Më datë:

Presidenti Ilir Meta e konsideron largim e trurit dhe rinisë një plagë të madhe për vendin dhe shton se koha për të ndalur shpopullimin është tani.

Duke iu referuar raportit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, Meta shkruan se fenomeni i i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.

Postimi:

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...