Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.
Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.
Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian i kanë bërë dëme Kosovës, mirëpo sipas tij primare ka qenë forcimi i sovranitetit në veri.