Hoxha e Konjufca diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vëndeve

Më datë:

 Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.

Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të Forumit të 19-të të Dubrovnikut, në Kroaci.

Hoxha informoi se në takim u diskutua për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajonin tonë, si edhe për dinamikat evropiane me interes të përbashkët.

“Ndërsa Kosova është në procesin e analizimit të rezultateve të zgjedhjeve për krijimin e institucioneve të reja dhe Shqipëria sapo ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve si dhe koordinimi i ngushtë me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mbeten çelësi për avancimin e interesave tona reciproke e të përbashkëta”, tha Hoxha.

Hoxha shprehu bindjen se duke vepruar së bashku dhe me vizionin e qartë të së ardhmes do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në BE, dhe Kosovës po aq të fortë, më të zhvilluar e më të sigurtë.

Ky, sipas tij, është njëkohësisht një investim kyç si për forcimin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen euroatlantike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtëna me armë në Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari, plagoset kalimtari

Rreth orës 09:55 të kësaj të diele, dy persona...

Berisha: Në SHBA përcollëm shqetësimet për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...

Fermerët e Divjakës përgatiten për sezonin e ri të patates

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas...

SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për sigurinë e Groenlandës

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje...