Kuvendi në seancë plenare, pritet diskutimi i disa projektligjeve

Më datë:

uvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu gjatë seancës plenare pritet të diskutohen dhe të hidhen për votim edhe disa pr/ligje të tjera:

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”.

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit””.

Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...