Kushtetuesja/ Gjonaj pyet Metën: Pse dekretove anëtaren e dytë të zgjedhur nga Parlamenti dhe nuk prite…

Më datë:

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, tha mbrëmjen e sotme në Real Story, se Kushtetuta e miratuar në 2016 ka krijuar një formulë të re për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, që janë 3 institucione të pavarura nga njëri tjetri: Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë.

Gjonaj tha se KED bën vlerësimin e kandidatëve dhe ia përcjell 3 institucioneve.

Drejtuesi i emisionit, e pyeti Gjonajn sepse KED përcolli një listë me 4 emra, ndërkohë parashikohet zgjedhja e njërit ndër 3 kandidatët e parë.

Gjonaj tha se kjo ka të bëjë me transparencën dhe KED i ka dërguar Presidentit listën me emrat e kualifikuar.

“Presidenti zgjodhi emrin e renditur i 4-ti në listë, ndërkohë që Kushtetuta parashikon përzgjedhjen e njërit prej 3 emrave të parë. KED mund t’i cconte Presidentit edhe 20 emra, nëse do të kishte, por Kushtetuta e përcakton se zgjidhet mes 3 emrave të parë”, tha Gjonaj.

E pyetur lidhur me respektimin e rradhës në zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë tha se afati që kishte Presidenti përfundonte më 8 nëntor, ndërsa Presidenti kërkoi në datën 7 nëntor, që ky afat të pezullohej.

“Argumentet që ngriti Presidenti kishin të bënin me rradhën, por në fakt Kushtetuta e përcakton këtë si të drejtë substanciale.

Pse Presidenti e njohu zgjedhjen e dytë të Parlamentit, nëse do të ecte me logjikën e rradhës në kohë, atëherë nuk duhej të dekretonte anëtaren e dytë të votuar nga Parlamenti”, tha Gjonaj.
Sipas saj, po kështu derisa pretendohet që është prishur rradha, atëherë pse Presidenti nuk priti që kandidatin e rradhës t’a emëronte Gjykata e Lartë, por dekretoi Marsida Xhaferllarin. Gjonaj tha se Presidenti është kujdesur më shumë për emrin e kandidates për t’a zgjedhur sesa për respektimin e Kushtetutës.

“Në rastin konkret u vu në lëvizje mekanizmi zhbllokues, pasi Presidenti nuk u shpreh brenda afatit 30 ditor”, tha Gjonaj, duke shtuar se kjo është e përcaktuar në Kushtetutë.

Ajo bëri një paralelizëm në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, ku tha se nëse Kuvendi nuk arrin 84 votat, atëherë Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet i pari në listën e kandidatëve që janë renditur nga KLP.

E pyetur lidhur me faktin sepse Arta Vorpsi nuk njihet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj tha se jemi në një ngërcc përderisa ajo nuk është thirrur për t’u betuar nga Presidenti dhe ky i fundit ka dekretuar një tjetër emër.

“Mendoj se ngërcci do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese që duhet të shqyrtojë rastin”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...