Kurti vlerëson pozitivisht rezultatin e LVV në zgjedhjet komunale

Më datë:

Kryeministri i Kosovës në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në balotazhin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në tetëmbëdhjetë komuna të vendit.

Kurti ka shkruar në Facebook se është mirënjohës për qytetarët që ushtruan të drejtën e votës, duke theksuar se ata treguan vullnet dhe pjekuri demokratike dhe i kontribuan orientimit të politikave publike në komuna.

“Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”, ka shkruar Kurti, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies lokale.

Kreu i qeverisë u është drejtuar edhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se pas balotazhit të fundit, VV do të qeverisë në shtatë komuna të Republikës së Kosovës, “më shumë se kurdoherë më parë”.

“Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin! Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore,” ka shtuar Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...