Kurti: Serbia të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës

Më datë:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje të martën Serbisë që ta ndalë “ofensivën dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj”

Një reagim i tillë vjen pas paralajmërimeve nga ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, se shteti afrikan që ka njohur pavarësinë e Kosovës më 11 qershor të vitit 2008 “e ka tërhequr njohjen”, megjithëse një gjë e tillë ende s’është bërë e qartë zyrtarisht për institucionet kosovare siç dhe ka deklaruar sot ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës”, shkroi Kurti të martën në rrjetet sociale.

Ai përpos thirrjes drejtuar Serbisë për ndaljen e politikave destruktive ndaj Kosovës, i ka kërkuar edhe faktorëve relevantë ndërkombëtarë, SHBA-së e BE-së si ndërmjetësues në procesin e dialogut “ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”.

“Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet. Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Kurti.

Daçiq, ka thënë se aktualisht gjendet dhe fizikisht në Sierra Leone nga ku thotë se ka marrë lajmin të cilin e konsideroi si të “një rëndësie të veçantë për Beogradin”.

Në listën e njohjeve të pavarësisë së Kosovës figuron se Sierra Leone është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pikërisht më 11 qershor të vitit 2008. Kështu më 2008 ai ishte bërë shteti i 43-të që kishte njohur Kosovën.

Republika e Sierra Leones, është një vend në bregdetin jugperëndimor të Afrikës Perëndimore. Kufizohet nga Liberia në juglindje dhe Guinea në verilindje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...