Kurti: Në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të …

Vetëm pas 51 ditësh dje në Prishtinë u rrëzua qeveria e Kryministrit Albin Kurti. Deputetët në shumicë votuan pro mocionit të mosbesimit që kishte paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 117 deputete të pranishëm, 82 prej tyre votuan pro mocionin, 32 kundër dhe 1 abstenoi.

Ndërkohë sot Kurti ka thyer heshtjen me një status në facebook.

“Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi”, shkruan Kurti.

Statusi i Kurtit

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gaza, java e shtatë e demonstratave paqësore, 15 të lënduar

Të premten e shtatë me radhë, mijëra palestinezë u mblodhën sot në kufirin lindor të Rripit të Gazës me Izraelin, në kuadër të demonstratave...

Andromeda mund të ketë “gëlltitur” një galaktikë

Është gjetur simotra e Galaktikës "Rruga e Qumështit", thotë një hulumtim i shkencëtarëve të Universitetit Michigan. Sipas hulumtimit galaktika Andromeda e cila është fqinji më...

6 deputetë të rinj marrin sot mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të hënë pritet të bëjë zëvëndësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI. Në rendin...

Së fundi

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...

Trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19

Ka shkuar në 122 persona numri i të infektuarëve në tragetin “Elfterios Venizelos”, i cili që prej më shumë se 14 ditësh ndodhet në...