Kurti: Në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të …

Më datë:

Vetëm pas 51 ditësh dje në Prishtinë u rrëzua qeveria e Kryministrit Albin Kurti. Deputetët në shumicë votuan pro mocionit të mosbesimit që kishte paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 117 deputete të pranishëm, 82 prej tyre votuan pro mocionin, 32 kundër dhe 1 abstenoi.

Ndërkohë sot Kurti ka thyer heshtjen me një status në facebook.

“Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi”, shkruan Kurti.

Statusi i Kurtit

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...