Kurti emëron Agron Bajramin kryenegociator në dialogun teknik me Serbinë

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin në postin e kryenegociatorit në dialogun teknik për normalizim të raporteve me Serbinë.

Përveç postit të ri, Bajrami është edhe ambasador i Kosovës në Belgjikë, në kryeqytetin e të cilës, Bruksel, Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi.

Në muajin shkurt, disa ditë pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës, numri dy në ekzekutivin kosovar, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut do të udhëhiqet nga kjo ministri.

Mandatin e kaluar qeverisës, në nivel politik, Kosova në dialog është përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërkaq në nivel kryenegociatorësh nga Besnik Bisilimi.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përgjatë vitesh të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...

Tension në Kuvend, Alizoti: Nëse s’ka përballje, mbylleni Parlamentin

Kritik ka qenë qëndrimi i Tomor Alizotit, gjatë fjalës...