Kurti: Dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj bashkojnë popullin shqiptar

Më datë:

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministra dhe familjarë të dy familjeve, kanë bërë homazhe pranë varreve të heronjve në Velani.

Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Kurti deklaroi se pjesën kryesore dhe më të madhe të ecjes politike e kanë kryer dëshmorët, me ç’rast tha se për institucionet ka mbetur më pak punë e cila bëhet duke pasur si udhërrëfyes dëshmorët e martirët.

Kurti: Puna jonë, udhërrëfyes dëshmorët dhe martirët

“Pjesën kryesore dhe më të madhe të ecjes politike, shoqërore në vendin tonë e kanë kryer dëshmorët e kombit, ndërkaq neve na ka mbetur një pjesë më e vogël por e rëndësishme e punës, e cila bëhet mirë e mbarë pikërisht duke pasur si udhërrëfyes dëshmorë dhe martirët, të cilët janë edhe dëshmi e krimeve të Serbisë në Kosovë por njëkohësisht edhe vullnetit të paepur të popullit tonë për liri”, tha Kurti.

Kurti tha se këta dëshmorë sot përveç se i bënë bashkë këto dy familje, i bënë bashkë edhe gjithë popullin.

Ai shtoi se, fal tyre populli i Kosovës e shijon lirinë.

Kurti: Iliri dhe Haziri e bëjnë bashkë popullin shqiptar

“Sot Iliri dhe dr. Haziri i bënë bashkë familjet e tyre të ngushta, por na bënë bashkë edhe të gjithë neve dhe e bëjnë bashkë porsi një familje tejet të gjerë popullin shqiptar, sepse janë dëshmorët e kombit ata të cilëve asnjëherë nuk mund t’ua lajmë borxhin e ta kryem obligimin përderisa ne jemi gjallë”, tha mes tjerash Kurti.

Më 13 maj 1992, Ilir Konushevci si 23 vjeçar, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.

Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror.

Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...