Kundërshtimi i banorëve ndaj Kayo: Apelojnë edhe tek Ambasada Amerikane

Më datë:

TIRANË- Banorët në Kodër Babrru kanë zhvilluar një protestë kundër kompanisë KAYO.

Ata kanë apeluar që të mos ndërtohet fabrikë municionesh pranë banesash.

Banorët bëjnë thirrje që të mos ndërtohet kjo fabrikë, pasi ndjehen të rrezikuar.

Gjithashtu një prej banorëve i bëri thirrje dhe ambasadës amerikane që të konsiderojë këtë çështje.

“Një thirrje për drejtorin e Policisë së Shtetit, ju lutem shumë të merren masa. Duhet ta flasë drejtësia.

Në 2025 të bësh fabrikë ushtarake, nuk shkon kjo punë. Mezor i kam bërë këto shtëpia”, tha ai.

“Edhe me kanun ai që të vjen drejt nuk të nget. Pra derisa të merret një vendim nuk të nget”, theksoi një tjetër banor.

“Këto janë më keq se Enver Hoxha. Këto e marrin pronën tonë dhe ia japin Ardi Veliut.

Por Enver Hoxha të paktën ndërtoi fabrika për popullin.

I bëjmë thirrje edhe Ambasadës Amerikane të ndërhyjë këtu”, tha një tjetër banorë.

“Në ketu nuk e lejojmë, apo të bëhet Gërdeci I dytë. Ose të na vrasin edhe ne..

Tunele ka sa të duash, përse të bëhet në mes të lagje.

Ka tunele plot…

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...