10.5 C
Tirana

Kumbaro nxjerr shifrat: Mbi 5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë deri në gusht, 29% më shumë se 2021

Më datë:

Rreth 29% më shumë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij viti krahasuar me 2021.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila ndodhej ditën e sotme së bashku me kryeministrin Rama në Lalz të Durrësit.

Kumbaro u shpreh se më shumë se 5 milionë turistë të huaj, pa llogaritur ata nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri deri më 30 gusht 2022.

Kumbaro: 5 milion e 667 e 121 vizitorë të huaj kemi shënuar këtë vit deri më 30 gusht.

Nuk përfshihen mysafirët që vijnë nga Kosova përmes Morinës pasi ata nuk regjistrohen më aty.

Mund të themi që kemi pasur 29% më shumë vizitorë se viti i kaluar.

Kjo tregon një rritje të reputacionit të Shqipërisë. Lëvizjet e tyre tregojnë se ka pasur diversifikim në ofertën turistike.41% e turistëve të huaj, sipas shifrave të INSTAT kanë preferuar veriun.

Rajoni qendror i Shqipërisë ka pasur një rritje 138% më shumë se një vit më parë. Për vitin 2023 puna ka nisur që në 25 gusht.

Gjithçka që ne e bëmë vitin e kaluar mes janarit dhe prillit do të mbyllet këtë vit mes shtatorit dhe dhjetorit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...