Kulaç i ngrohtë shtëpie me patate

Më datë:

Kulaçi është një nga recetat më të dashura nga të gjithë, të rritur e fëmijë.

Thjeshtësia e shijes së tij, i jep mundësi që të jetë shoqëruesi perfekt i çdo gatimi, nga supat e deri tek pjatat e traditës.

Është aq i shijshëm dhe me një butësi marramendëse, saqë do të mrekulloni këdo që do t’i provojë.

Mund ta përgatisni fare lehtë, mjafton pak durim, por rezultati do t’ia vlejë.

Përbërësit

  • 1 lugë çaji sheqer
  • 5 lugë gjelle me ujë të vakët
  • 250 g patate mesatare
  • 250 g miell
  • 1-2 lugë çaji me kripë të imët
  • 4 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 lugë çaji me kripë të trashë

Përgatitja

  1. Si fillim vendosni patatet në një tenxhere me ujë për të zierë.
  2. Ndërkohë përgatisni majanë për të mos humbur kohë.
  3. Ju duhet një tas i vogël ku të hidhni ujin e vakët dhe sheqerin, përzjejeni derisa kokrrizat e sheqerit të jenë tretur.
  4. Më pas shtoni sasinë e nevojitur të majasë së thatë, vazhdoni ta përzieni derisa ajo të tretet plotësisht.
  5. Lëreni të pushojë përreth 10 minuta, e kur të jetë gati do të ngjasojë me një masë kremoze.
  6. Kur patatet të jenë zierë, qërojini dhe shtypini sa janë ende të nxehta.
  7. Hidhini patatet në një tas dhe aty shtoni dhe miellin, kripën e imët, majanë dhe një lugë gjelle me vaj ulliri.
  8. Përdorni një lugë druri për përzierjen e masës derisa përbërësit të kenë krijuar një masë homogjene.
  9. Brumi do të jetë shumë i butë për t’u punuar me dorë, ndaj AgroWeb.org ju sugjeron që ta lini të vijë.
  10. Si të kalojë koha e ardhjes së brumit (përreth një orë), përzjejeni përsëri edhe për një minutë.
  11. Vendoseni në një tepsi të rrumbullakët dhe me duar hapeni brumin në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  12. Mbulojeni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të vijë dhe për 30 minuta të tjera.
  13. Për më shumë shije spërkatni sipërfaqen e kulaçit me kripën e ashpër.
  14. Para se ta fusni për t’u pjekur, krijoni disa gropëza me majat e gishtave.
  15. Hidhini dhe vajin e mbetur duke u siguruar që të keni lyer të gjithë kulaçin.
  16. Vendoseni të piqet në furrë me 200 gradë për 20 minuta, ose derisa sipërfaqja e tij të jetë e artë.
  17. Shërbehet i ngrohtë duke e shoqëruar me djathë e sallata me perimet e stinës, apo edhe me supa të ngrohta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...