13.5 C
Tirana

Kualifikueset e Botërorit, Shqipëria në grup me Serbinë dhe Anglinë

Më datë:

Në Zyrih po mbahet shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët.

Këtë herë rrugëtimi është edhe më i vështirë pasi në Botëror kualifikohen automatikisht vetëm vendi i parë, ndërsa vendi i dytë në grup shkon në “play-off”.

Shqipëria bën pjesë në vazon e tretë së bashku me Skoci, Slloveni, Irlandë, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut, Bosnje, Mali i Zi dhe Izraeli. Me asnjë nga këto ekipe nuk mund të shortohet.

Në vazon e dytë ndodhen ekipe që Shqipëria i njeh mirë, rivalë si Ukraina apo Çekia, por Liga e Kombeve vërtetoi se sërish janë më lart, jo më kot ndodhen në vazon e dytë. Interesi është i madh për këtë vazo pasi ka dhe përfaqësuese si Serbia apo Greqia. Në vazon e katërt dhe të pestë janë ekipe të lehta në letër, por kujdes nga vazo e katërt mund të “peshkojmë” edhe Kosovën.

Nëse Shqipëria do të shortohet në një grup me katër ekipe atëherë ndeshjen kualifikuese do t’i nis në muajin mars, nëse do të shortohet në grup me 5 ekipe do t’i nisë kualifikueset në shtator.

Shorti:

Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut,

Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni,

Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,

Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda,

Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia,

Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari,

Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda,

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja,

Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael,

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut,

Grupi K: Anglia, Serbi, Shqipëria

Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki

LIVE SHORTI

Vazot:

Vazo 1: Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Republikën Çeke, Norvegji

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Izraeli

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Kosovë, Bjellorusi, Armenia, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltar, Lihtenshtajni, San Marino

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...