0.5 C
Tirana

Botërori i peshëngritjes, Briken Calja renditet i katërti në shkëputje

Më datë:

Peshëngritësi Briken Calja e mbylli në vendin e 4-t në shkëputje garën e tij në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Manama të Bahreinit.

Sportisti i kombëtares që garonte në peshën deri në 73 kg, nuk arriti ta mbajë shtangën në 2 provat e para të shkëputjes dhe arriti të ngrinte vetëm provën e tretë me 153 kg, duke u renditur në vendin e 4-t.

Në shtytje Calja e nisi me 183 kg, por nuk mundi të kalojë asnjë provë, ndërsa shfaqi dhimbje në shpinë.

Në një reagim pas garës, Calja shprehu trishtim për kritikat ndaj tij.

“Është e trishtë të shohësh që përpjekja dhe djersa e një sportisti minimizohen kaq lehtë nga disa persona. Vendi i 4-t në botë në shkëputje është rezultat i një pune të palodhur, sakrificave të pafundme dhe pasionit për sportin. Le

të mos harrojmë se bota numëron 8 miliardë njerëz, dhe të jesh mes më të mirëve nuk është kurrë dështim. Për ata që e quajnë këtë një dështim, ju ftoj të ecni në rrugën time qoftë edhe për një ditë. Kritikat dashakeqe nuk më ndalin, vetëm më japin forcë për të shkuar më lart!”, shkruan Calja në një postim në rrjetet sociale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi...

Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena...