15.5 C
Tirana

Kryevirologu britanik: Te fëmijët, mbyllja e shkollës ndikon më keq se Covid-19

Më datë:

Ndërsa shtatori është vetëm pak ditë larg dhe Europa është në ethet e hapjes së shkollave në mes një pandemisë që ka gjunjëzuar globin, kryevirologu anglez Chris Whitty tha se fëmijët ka më shumë të ngjarë të dëmtohen duke mos u kthyer në shkollë sesa nga infeksioni i koronavirusit.

Whitty deklaroi se “shanset që fëmijët të humbasin jetën prej Covid janë jashtëzakonisht të vogla” dhe se “ mësimet e humbura do t’i dëmtojnë ata në planin afatgjatë”.

“Ekzistojnë prova shumë të qarta nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga mbarë bota që fëmijët shumë rrallë mund të sëmuren rëndë nga Covid dhe të shtrohen në spital” – shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbreëtrinë e Bashkuar, për shkak të Covid deri tani kanë humbur jetën vetëm 10 fëmijë, nga 0 deri 19 vjeç në Angli dhe Uells dhe 46.725 vdekje mes atyre të moshës 20 vjeç e lart. Nga më shumë se një milion fëmijë që ndoqën shkollat parashkollore dhe fillore në Angli në qershor, u infektuan vetëm 70 fëmijë dhe 128 personel mësimor.

A do ta përhapin fëmijët virusin te prindërit dhe fëmijët?

Prof Whitty tha se sipas studimeve, “transmetimi i Covid nga fëmijët te të rriturit është shumë më i ulët krahasuar me kalimin e infeksionit mes të rriturve”

A është në në rrezik personeli i shkollës?

Sipas kryevirologut anglez, problem i vërtetë qëndron te përhapja e Covid mes stafit pedagogjik sesa nga fëmijët te mësuesit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...