Kryetarja e Kuvendit takim me Presidentin e Kroacisë Milanović: Partneritet strategjik mes vendeve, mirënjohje për mbështetjen e Kosovës

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe delegacioni që e shoqëron, e përmbyllën vizitën zyrtare në Kroaci me takimin me Presidentin e Republikës, z. Zoran Milanović.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidentin Milanović për pritjen dhe vuri në dukje se “Kroacia është ndër vendet me të cilat Shqipëria ka ndërtuar një partneritet strategjik efektiv dhe bashkëpunim politik të shkëlqyer.

Ky partneritet mbështetet në vizionin e njëjtë për destinacionin evropian të Ballkanit Perëndimor. Kroacia ka qenë dhe mbetet një mbështetesë e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë.

Shqipëria i është mirënjohëse Kroacisë edhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe rritjen e rolit të saj në rajon e në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Kryetarja Nikolla vlerësoi edhe politikën e jashtme konstruktive të Kroacisë dhe fokusin e saj për marrëdhënie të mira në rajon, kontinent e më gjerë.

Presidenti Milanović shprehu vendosmërinë për vijimin e mbështetjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti Milanović konfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për Rezolutën e Kuvendit “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.”

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Milanović diskutuan edhe për çështje aktuale të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, Kroaci e rajon si edhe masat që po merren për përballimin e pasojave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...