Kryeqyteti turk goditet nga stuhia e rërës

Më datë:

Një stuhi e frikshme rëre goditi ankaranë të shtunën ndërsa zyrtarët thanë se gjashtë persona ishin lënduar si pasojë e erës së fortë.

Një video spektakolare e ndarë nga zyra e kryebashkiakut, tregonte një re tymi gjigande që gllabëronte ndërtesat.

Një tjetër video e postuar në mediat sociale nga drejtoria e përgjithshme e meteorologjisë, tregonte renë e madhe të pluhurit që qëndronte mbi ndërtesat e kryeqytetit por edhe shumë rrufe.

Drejtoria tha në një postim në twitter se stuhia e rërës dhe shiu do të vazhdonte edhe për disa orë në kryeqytetin turk, që gjatë muajit të shkuar përjetoi një thatësirë të madhe dhe temperatura si jo zakonisht të larta.

Paralajmërime për erëra të forta dhe stuhi rëre u lëshuan edhe për provincën fqinje Kirikkale, në Turqinë Qendrore.

Gjashtë qytetarë u lënduan lehtë nga objekte në ajër si pasojë e erës së fortë në Polatli dhe lagjet përreth, sipas informacioneve paraprake – shkroi në twitter guvernatori i ankarasë, Vasin Sahin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...