Kryeministrja serbe shpreson në heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti

Më datë:

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se shpreson që qeveria e re e Prishtinës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të heqë sa më shpejt taksën dhe masat e reciprocitetit për mallrat nga Serbia në mënyrë që, siç tha ajo, Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin tregtar.

Ajo tha të enjten se vendimi për këtë nuk varet nga Serbia dhe se Beogradi mund të apelojë që ajo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi, sipas saj,një gjë të tillë po e bëjnë që nga 21 nëntori 2018, kur u vendos taksa prej 100 përqind.

Këto deklarata shefja e ekzekutivit serb i bëri në ditën kur Avdullah Hoti morri detyrën e shefit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte zotuar se me të ardhur në pushtet, sipas kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, do të ndërmarrë të gjithë hapat për rinisjen e dialogut

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...