Kryeministri indian rekomandon joga në luftën kundër koronavirusit

Më datë:

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, Modi në një mesazh të publikuar nga YouTube me rastin e Ditës Botërore të Jogas ka theksuar se joga është një rrugë për të formuar “mburojë imunitare” kundër koronavirusit.

Modi ka tërhequr vëmendje se deri më tani nuk është zhvilluar vaksina kundër COVID-19 dhe ka theksuar se “Për këtë arsye, vetëm një sistem i fortë imunitar mund të jetë mburojë për ne. Joga është miku ynë i besueshëm në ndërtimin e kësaj mburoje”.

Ai ka ndarë mendimin që joga bën mirë edhe për stresin e tepërt që formohet për shkak të pandemisë dhe se kjo në të njëjtën kohë ka potencialin për t’i dhënë kundërpërgjigje edhe vështirësive mendore, fizike dhe psikologjike.

Modi kur erdhi në pushtet në vitin 2014, formoi ministri për të inkurajuar mënyrat medituese indiane si joga, ayurveda dhe të tjera.

Gjithashtu me iniciativën e Modit, Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 2014 shpallën 21 qershorin Ditën Botërore të Jogas.

Për shkak të COVID-19 në Indi janë regjistruar 381.485 raste dhe 12.605 vdekje.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, India renditet vendi i katërt në botë përsa i përket rasteve të shënuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...

Shkarkohet drejtori i FSKDSH, Arti Papajani. Ja kush emërohet në vend të tij

Arti Papajani është përgjegjës nga detyra e drejtorit të...

Sali Berisha: Kauza e denoncimeve ndaj Ballukut mbetet e pandryshuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rezolutën...