19.5 C
Tirana

Kryeministri britanik u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit

Më datë:

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka rekomanduar qytetarëve që këtë verë, pushimet t’i kalojnë brenda vendit, dhe të mos udhëtojnë në zona turistike në vende tjera.

“Ky vend është i bekuar në mënyrë unike me vende fantastike për pushime”, tha ai.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.

Javën e kaluar, qeveria hoqi kufizimet, që do të thotë se njerëzit që hyjnë në Angli, nga vende të caktuara, nuk do të kenë më nevojë për karantinë.

Kryeministri Johnson tha se ai mendon se maskat e fytyrës “kanë një vlerë të madhe në hapësira të kufizuara” dhe se qeveria do të shqyrtojë “masat e zbatimit” brenda ditëve të ardhshme.

Në Mbretërinë e Bashkuara ka pasur thirrje në vazhdimësi që mbajtja e maskave të bëhet obligative.

Mbretëria e Bashkuar është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në këtë vend janë infektuar gjithsej 291,155 njerëz, ndërsa 44,904 kanë vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...