Kryemadhi takon ambasadorin e ri të Kosovës: Të forcojmë lidhjet mes dy vendeve dhe të krijojmë lehtësira investimesh

Më datë:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

Kryetarja e LSI i uroi suksese Hasanit në misionin e tij në Tiranë dhe siguroi mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjëra në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregëtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se: “Para se të shohim mundësinë për t’i krijuar lehtësira investimesh të tjerëve me marrëveshje jo transparente, ta bëjmë këtë gjë të mundur midis nesh”.

Kryemadhi u ndal dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...