21.5 C
Tirana

Kriza në Bjellorusi/ Thirrja e gazetarëve: OSBE të ndërhyjë urgjentisht

Më datë:

Teksa në Vjenë 55 përfaqësuesit e vendeve anëtare të OSBE po zhvillojnë një mbledhje të posaçme e Këshillit të Përhershëm të OSBE- së për situatën në Bjellorusi, thirrje për ndërhyrjen e tyre kanë ardhur edhe nga kryeqyteti Minsk këtë të premte.

Janë shoqatat e Gazetarëve të Bjellorusisë të cilët kërkojnë që një mision i OSBE-së është i nevojshëm urgjentisht.

“Ne i bëjmë përsëri thirrje shteteve anëtare të OSBE-së që të aktivizojnë të ashtuquajturin Mekanizmin e Moskës në mënyrë që të lejojë dërgimin e këtij misioni ndërkombëtar.”

Kjo kërkesë vjen teksa ditën e enjte, Federata Europiane e Gazetarëve njoftoi se policia bjelloruse arrestoi 47 gazetarë, mes të cilëve edhe të huaj, të cilët mbulonin mediatikisht protestën e organizuar nga opozita. Policia konfiskoi gjithashtu telefonat dhe dokumentet e tyre të identitetit.

Federata Europiane e Gazetarëve i konsideron këto ndalime arbitrare dhe një akt tjetër  censurimi nga autoritetet e Bjellorusisë kurse Ministria Brendshme në vend më vonë mohoi që gazetarët ishin ndaluar. Ajo tha që gazetarët ishin dërguar në Departamentin e Punëve të Brendshme për të kontrolluar nëse kishin akreditim të vlefshëm për të mbuluar situatën.

Shoqata e Gazetarëve Bjellorusë  (BAJ) ka përpiluar gjithashtu një listë të gazetarëve të arrestuar në mënyrë arbitrare.

Presidenti i EFJ Mogens Blicher Bjerregård, i quajti kontrollet e akreditimit si pretendim për të ndaluar gazetarët të raportonin mbi protestat masive kundër manipulimit zgjedhor dhe dhunës policore dhe u shpreh se është koha e duhur që bashkësia ndërkombëtare të reagojë.  

Vala e zemërimit në Bjellorusi shpërtheu qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli president me 80 % të votave Lukashenkon i cili është në pushtet prej vitit 1994. Për opozitën zgjedhjet ishin të manipuluar dhe njerëzit dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...

“Mos e prek kalin”, si nisi sherri që përfundoi në vrasje në Berat

Një konflikt për një kalë përfundoi tragjikisht me vrasjen...

Thinjat, mbrojtje antitumorale

Një studim i fundit i një grupi shkencëtarësh japonezë...