Luiziana-SHBA/ Gjashtë viktima si pasojë e uraganit ‘Laura’

Më datë:

Gjashtë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale janë shkaktuar në Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura goditi vendin.

Guvernatori, John Bel Edwards, tha në një konferencë për media se Luiziana kishte “pësuar një dëm të madh”, dhe jetërat e mijëra banorëve janë “kthyer përmbys”.

Ekipet e kërkimit mund të gjejnë më shumë viktima, ndërsa po zhvillohet operacioni i pastrimit të vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të vizitojë zonën së shpejti për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani.

“Doli që ne patëm pak fat”, tha Trump, duke shtuar se “uragani ishte shumë i fuqishëm, por kaloi shpejt”.

Uragani Laura mbërriti të enjten në mëngjes në jug-perëndim të Louisiana, duke u shndërruar në stuhi të rrezikshme të kategorisë 4.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se epiqendra e stuhisë është disa kilometra larg Portit Artur në Teksas dhe se ajo ka shkaktuar tashmë erëra me fuqi prej 240 kilometrash në orë. 

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 njerëz.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

A mund të jenë lentet e kontaktit syzet e ardhshme inteligjente?

Të gjithë jemi të njohur me syzet inteligjente, por...

Gratë dhe burrat dallime gjenetike në sistemin imunitar

Një studim i fundit zbulon dallime të mëdha mes...

Një takim me rrezik të lartë me Xi Jinping, Donald Trump mbërrin në Kinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin...

Mjekja ‘sfidon’ Berishën me padi në gjykatë, kërkon rikthimin në garë

Padia e Mereme Selës mbi kandidimin e mohuar për...