Italia: i mituri shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të gjatë lojës

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bolonja të Italisë, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën dje pasdite, pasi ka rënë nga çatia e një pallati tetëkatësh në rrugën Via Piave, ndërsa po luante me shokët e tij.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Louis Pisha dhe pesë shokët e tij ishin ngjitur në çati për të bërë foto, kur befas 12-vjeçari shqiptar ra mbi një dritare transparente plastike, e cila u thye papritur. Ai ka mbetur i varur për pak çaste dhe miqtë i shkuan në ndihmë.

Përpjekjet e shokëve për ta mbajtur nuk mjaftuan dhe Louisi rrëshqiti poshtë, duke rënë nga tetë katet e pallatit. Ndihma e shpejtë e emergjencës dhe spitalit nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij, pasi traumat ishin shumë të rënda.

Policia ka marrë në pyetje shokët dhe po hetojnë ngjarjen.

Prindërit e Louis, me origjinë shqiptare, qëndruan të shokuar poshtë pallatit pas marrjes së lajmit.

Kryebashkiaku i Bolonjas, Matteo Lepore, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen: “Marrim me dhimbje lajmin për ndarjen tragjike të një djali 12-vjeçar. Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe shokëve. Si Bashki, jemi në dispozicion për çdo nevojë.”

Tragjedia e Louis Pisha ngjason me një tjetër ngjarje 16 vjet më parë, kur një djalë 13-vjeçar ra nga çatia e shkollës së mesme në Zola Predosa, gjithashtu përmes një dritareje të thyer.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...