13.5 C
Tirana

KRG-ja e Irakut: Dëbimi i forcave të huaja “precedent i keq”

Më datë:

Kreu i Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) të Irakut, Nechirvan Barzani ka deklaruar se vendimi i Parlamentit irakian për dëbimin e forcave të huaja është një “precedent i keq” në Irak, pasi ai u miratua vetëm nga “blloqet shiite”.

Në deklaratat e raportuara nga mediat lokale, Barzani tha se “vendimi që mori Parlamenti irakian nuk është i mirë” dhe se kurdët dhe sunitët nuk ishin pjesë e atij vendimi.

Barzani tha se vendimi është një “precedent i keq ashtu siç u ndërmor nga blloku shiit pa u këshilluar me ndonjë nga përbërësit kryesorë të këtij vendi, kurdët dhe sunitët”.

“Ishte një hap shumë kritik që u ndërmor pa kërkuar konsensus dhe kështu duke shkelur frymën kushtetuese irakiane”, tha Barzani.

Më tej, kreu i KRG-së theksoi se është më mirë “të angazhohemi seriozisht dhe të zhvillojmë bisedime midis Irakut dhe SHBA-ve për të ardhmen e pranisë amerikane në vend”.

Më 5 janar, gjatë një seance të bojkotuar nga përfaqësuesit kurdë dhe shumicës së ligjvënësve sunitë, Parlamenti irakian votoi një rezolutë duke kërkuar nga qeveria të largojë forcat e huaja nga vendi.

Vendimi u mor pas vrasjes së kryekomandantit iranian, Qasem Soleimani dhe nënkryetarin e grupit Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis, në një sulm ajror të 3 janarit nga SHBA-të në Bagdad.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas tërmetit 7.5 ballësh, raportohen 30 të plagosur në Japoni. Panik dhe evakuime

Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur pasi...

“Gatishmëri e shtuar për sezonin e festave”, ministrja Sala në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, vizitoi...

Kalon për gjykim çështja e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit

Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg xhaxhain e autorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë...