13.5 C
Tirana

Kreu i ri i SPAK, sot afati i fundit i aplikimeve

Më datë:

Sot më datë 8 tetor 2025 është afati i fundit i aplikimeve për kreun e ri të SPAK-ut.

Prokurori i Strukturës së Posaçme Elvin Gogaj aplikoi dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjithashtu, kanë dorëzuar aplikimet edhe prokurorët Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Adnan Xholi.

Kandidatët që synojnë të drejtojnë SPAK-un, pas 18 dhjetorit (kur mandati i Altin Dumanit përfundon), kanë kohë për aplikime edhe ditën e sotme.

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK-ut mbështetet në disa kritere kyçe si: përvoja në trajtimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, aftësitë për të drejtuar, një plan të qartë dhe të besueshëm për funksionimin e institucionit, si dhe reputacioni profesional gjatë karrierës.

Pasi mbyllet afati për paraqitjen e kandidaturave, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka një afat prej jo më shumë se 10 ditë për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet. Më pas, ai i paraqet listën për miratim në mbledhjen plenare.

Votimi për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme është i hapur dhe bëhet nominalisht, pra me emër. Fiton kandidati që merr më shumë vota sesa të tjerët.

Nëse ndodh që dy ose më shumë kandidatë marrin të njëjtin numër votash, atëherë Këshilli zhvillon një raund të dytë votimi vetëm mes atyre kandidatëve që kanë barazim, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...