Kreu i Kuvendit foli shqip në Bruksel, Zaev: Është në kundërshtim me Kushtetutën, u provokua prej disa individëve nga Bullgaria

Më datë:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka konsideruar si në kundërshtim me Kushtetutën fjalimin në gjuhën shqipe të kreut të Kuvendit Talat Xhhaferi në Bruksel.

I pranishëm ditën e sotme në Vinicë Zaev tha se nuk do të kërkojë përgjegjësi nga kryeparlamentari dhe se shpreson që vetë të sqarohet se çfarë saktësisht ka ndodhur në Bruksel.

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën u drejtua në Parlamentin e Bashkimit Evropian.

Është e saktë që ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, ndërsa në të tretën ka folur në gjuhën shqipe…i provokuar saktësisht prej disa individë nga Bullgaria fqinje”, tha mes tjerash Zaev.

Kujtojmë që kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi ishte i pranishëm në Komitetin për Punë të Jashtme në Bruksel në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor” ku në fjalim zyrtar foli shqip.

Ai u është përgjigjur kritikave të shumta duke thënë se Kushtetuta është “fleksibël” dhe nuk rekomandon dhe kufizon përdorim të së drejtës natyrore. Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është edhe në nivel ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...