7.5 C
Tirana

KQZ nxjerr shifrat: Sa qytetarë kanë dhënë vota preferenciale për partitë, shifra më e ulët për PS

Më datë:

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar zyrtarisht të gjithë emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatin e deputetit në bazë të votave që kanë marrë.

Në një konferencë për shtyp, Celibashi bëri me dije edhe disa të dhëna të tjera lidhur me procesin zgjedhor.

Kështu, ai zbuloi edhe përqindjet e qytetarëve që dhënë votë preferenciale për kandidatët e partive që kanë votuar.

“PSD – 78.48 % e votuesve të kësaj partie kanë votuar edhe për kandidatë. LSI – 76.21 % e votave janë edhe për kandidatët e kësaj partie.

PD-AN – 76.71% e votuesve kanë zgjedhur edhe kandidatët. PS – 74.75 % e votuesve që kanë dhënë votë edhe për kandidatët. Nëse fleta e votimit do të ishte me emra, ndoshta do të ishte ndryshe.

Por, KAS vendosi se me numra ishte informacioni më i thjeshtë për votuesit.

Kjo është diçka subjektive, por fakt është që deri më tani kemi mbi 80 mijë fletë të pavlefshme.

Para se të këto fletë votimit t’i djegim, është mirë të shohim arsyet pse janë të pavlefshme.

Në shumicën e tyre kanë votuar kandidatin e një subjekti dhe subjektin tjetër”, tha Celibashi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...