COVID-19 në Kosovë, 202 të infektuar dhe 11 të viktima gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 202 raste të reja me COVID-19.

Sipas raportimeve, nuk e kanë fituar betejën me virusin 11 qytetarë, nga 2 raste në Ferizaj, Podujevë, Prishtinë dhe me nga një rast në Drenas, Gjakovë, Mintrovicë, Skënderaj, Viti.

Sakaq, lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar, 646 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

646 TË SHËRUAR DHE 202 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat
Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi