Kosovë, sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

Më datë:

Në Kosovë, pritet të mbahet sot në orën 12:00 seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të ri.

Presidentja Vjosa Osmani iu përgjigj kërkesës së bërë nga kryesuesi i Kuvendit Avni Dehari, duke deklaruar se deputetët duhet të mblidhen brenda 48-orëve pas ndërprerjes së seancës së 15 Prillit.

Në seancën e parë deputetët nuk dhanë votat e nevojshme për të miratuar raportin e për verifikimin e mandateve, duke bllokuar kështu edhe betimin e tyre.

Nga ana e tyre, tre forcat politike PDK, LDK dhe AAK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën e sotme.

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do ta votojë një mandat të ri të Qeverisë Kurti. Ndërkohë dje, Albin Kurti edhe pse ka dhënë dorëheqjen mblodhi qeverinë, duke deklaruar se nuk mund të braktisë institucionin. Ditën e martë është ndërprerë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Pas konstituimit të Kuvendit, i takon partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje që brenda 15 ditësh, të sigurojë votat e nevojshme për votimin e qeverisë, e cila duhet të ketë së paku 61 vota.

Në rast të dështimit të formimit të qeverisë, i takon partisë së dytë PDK-së të marrë mandatin për formimin e qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...