Kosovë/ Qirinj për të nderuar mjekët e infermierët që vdiqën nga COVID-19

Më datë:

Sonte në ora 21:00 Oda e Profesionistëve Shëndetësor do të ndezë qirinjtë për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën shkak i infektimit me COVID-19.

Oda e Profesionistëve Shëndetësor ka kërkuar edhe nga gjithë qytetarët që në këtë orë për nderim të jetërave të humbur të profesionistëve shëndetësorë të fikin dritat për një minutë heshtje.

“Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinjë në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga Covid 19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid 19.

Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë heshtje”, thuhet në komunikatën për media nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...