12.5 C
Tirana

Kosovë: ​Hapja e kufijve ajror dhe tokësor, do të vendoset në javën e ardhshme

Më datë:

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin për hapjen e kufijve tokësor dhe ajror.

“Faza e tretë e hapjes do të fillojë prej 1 qershorit e tutje dhe ne po shpresojmë shumë që gjatë javës së parë të kemi diskutime serioze për të parë se si do hapen kufijtë dhe më pastaj me automatizëm do i hapim edhe fluturimet dhe aeroportin, kështu që unë po vlerësoj se kjo javë e parë e qershorit do jetë kyçe për të marrë një vendim i tillë, pra akoma nuk është marrë një vendim i tillë, akoma nuk e kemi një datë të saktë se kur do ndodhë kjo.

Por qershori është kyç… Ne po varemi dhe jemi në koordinim me MSH dhe IKSHP-në në mënyrë që me na e dhënë dritën e gjelbër dhe kur mund të vazhdojmë tutje me fazën e tretë dhe me hapje eventuale të kufijve dhe fluturimeve”, deklaroi Zogaj.

Qeveria e Kosovës që më 13 mars, ka mbyllur kufijtë tokësorë për shkak të mos përhapjes së pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...