13.5 C
Tirana

Kosovarët me veshje kombëtare në Medine në Festivalin e Kulturave

Më datë:

“Bota nën një kulm të vetëm” , kjo është motoja e Festivalit të 9-të të popujve dhe kulturave të tyre që po mbahet nën patronatin e princit të regjionit të Medines Fejsal bin Selman bin Abdulaziz.

Festivali organizohet nga Universiteti Islamik i Medines nga 24 shkurt dhe 8 mars 2020.
Rektori i këtij Universiteti dr. Muhamed al-Utejbi tha se qëllimi i këtij festivali është forcimi i dashurisë, vëllazërisë dhe njohjes sa më të afërt të kulturave të popujve të ndryshëm.
Ai theksoi se në këtë festival për herë të parë po marrin pjesë 100 shtete, ku secili nga këto shtete ka këndin e vet që është i tëri nën organizimin e studentëve të secilit shtet.
Padyshim se Kosova është njëra nga shtetet që merr pjesë në këtë festival dhe këtë vit ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite Lulzim Mjeku po qëndron në vizitë të këtij festivali.


Ai falënderoi studentët e Kosovës për paraqitjen e tyre të shkëlqyer të kulturës, zakoneve dhe veshjes sonë autoktone.

Në këtë festival 100 shtetet paraqiten si një familje e madhe dhe Kosova është e kënaqur që po merr pjesë në të.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...