Kosova lehtëson masat anti-covid, heq orën policore, studentët rikthehen në universitete

Më datë:

Kosova ka lehtësuar masat anti-covid. Qeveria ka propozuar lehtësimin e kufizimeve, duke hequr kështu orën policore si dhe studentët do të rikthehen në auditorë. “Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes.

Studentët po ashtu do të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

Vendimi pritet të merret pas pak. Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Ndërkohë, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me koronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...