Kosova dhe SHBA do të finalizojnë së shpejti dialogun strategjik

Më datë:

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Presidencë.

Presidentja Osmani shprehet se në takim u konfirmua se Kosova dhe SHBA do të finalizojë së shpejti dialogun strategjik.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës!

Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si dhe në takimin me Sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me Zëvendës Sekretarin amerikan Richard Verma m’u konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.

Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate. Falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës. Ekipet tona do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës.”, shprehet Vjosa Osmani.

Verma pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...

Zv.kryeministrja Koçiu me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill,...

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...