Koronavirusi “kyçi” Komisionin e Venecias, opinionet vetëm me shkrim

Më datë:

Përhapja e koronavisurit në Itali anuloi pa afat Komisionin e Venecias.

Për shkak të rrezikut ende evident, Byroja e Zgjeruar e Komisionit te Venecias ka vendosur të mos mbajë sesionet e parashikuara, mbledhjet apo takimet e tjera të zakonshme, por  mendimet dhe opinionet  më urgjente te kërkuara  nga shtetet  do të miratohen dhe dërgohen në mënyrë të shkruar.

Në datat 20-21 mars sesioni plenar që do mbahej në Venecia do miratonte opinionin për procedurën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, ndërkohë që  Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar se do ishte vetë prezent në mbledhje për të  paraqitur fakte,  sipas tij të shkeljeve antikushtetuese nga ana e mazhorancës me procedurën e zgjedhjes  te trupës kushtetuese.

Po ashtu në të në të njëjtat data, Komisioni i Venecias do të  shqyrtonte dhe jepte një mendim edhe për paketën antishpifje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...