Koreja e Jugut, rreth 45 për qind e të sëmurëve me COVID-19 janë shëruar plotësisht

Që nga 20 janari kur koronavirusi i ri (COVID-19) filloi të shfaqej në Korenë e Jugut, njoftohet se rreth 45 për qind e të sëmurëve janë shëruar plotësisht.

Sipas lajmit të Korea Herald, në vend janë shtuar 104 raste të reja dhe numri gjithsej i personave të infektuar me virusin ka arritur në 9.241.

Në të gjithë vendin që nga shfaqja e rastit të parë më 20 janar e deri më tani theksohet se janë shëruar plotësisht 4.144 persona të infektuar me COVID-19 dhe se kjo përbën 44.8 për qind të rasteve.

Në një deklaratë të bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) të Koresë, përmendet se në epideminë e COVID-19 kanë humbur jetën gjithsej 131 njerëz dhe se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë është 1.42 për qind.

Ndër të tjera transmetohet se 6.66 për qind e personave që kanë humbur jetën nga virusi janë të moshës 70-vjeçare dhe 13.94 për qind të moshës 80 vjeçare.

Tek rastet e reja të COVID-19 të vërejtura këtë javë në Korenë e Jugut, njoftohet se 86 prej tyre kanë ardhur nga Evropa, 45 nga Amerika dhe 8 nga Azia dhe që numri gjithsej i rasteve me burim nga jashtë vendit është 284.

– Kryeministrja e Bangladeshit thirrje “kryeni adhurimet në shtëpi”

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, për shkak të epidemisë së COVID-19 i ka bërë thirrje popullit që “faljen e namazeve ta kryejnë në shtëpi dhe jo në xhami”.

Në një fjalim drejtuar popullit, Hasina theksoi që “Vëllezërit e mi muslimanë, namazet tuaja falini në shtëpi. Vëllezërit e mi nga fe të tjera, kryeni adhurimet në shtëpitë tuaja”.

Ndër të tjera Hasina, qytetarëve u ka rekomanduar që të distancohen në qëndrimet në vende të populluara dhe që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ka shkaktuar deri më tani në vend infektimin e 39 personave dhe vdekjen e 5 të tjerëve.

Bangladeshi në kuadrin e masave kundër epidemisë COVID-19 ka vendosur pezullimin e të gjitha udhëtimeve me mjetet publike.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Një nismë e mbarë e Ushtrisë së Kosovës; Qeveria miraton bashkëpunimin ushtarak me Turqinë!

Ditë më parë Kosova Post ka raportuar mbi afrimin edhe ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë. Hiç më larg se dje, Qeveria e vendit ka...

Kontroll bizneseve pasive. Në sitë nga tatimet për fshehje taksash

Bizneset e deklaruara si pasive në tatime, por që në të vërtetë vazhdojnë aktivitetin do të kalojnë në vlerësim tatimor nga zyra. Administrata tatimore thotë...

Rama : Ja ku do të ndërtohet karantina nëse do jetë e nevojshme

Menjëherë pas kthimit nga Moska kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani...

Së fundi

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...

Trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19

Ka shkuar në 122 persona numri i të infektuarëve në tragetin “Elfterios Venizelos”, i cili që prej më shumë se 14 ditësh ndodhet në...