Kërkohet përgjigje e përbashkët nga liderët e G20 kundër COVID-19

Organizata Amnesty International (AI) u ka bërë thirrje vendeve anëtare të grupit G20 të mobilizojnë resurset e tyre për të mbrojtur më të prekurit nga koronavirusi.

Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme në botë, përfshirë Turqinë, do të zhvillojnë një video-konferencë më vonë gjatë ditës për të vlerësuar situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Përgjigjja ndaj kësaj pandemie duhet të bazohet në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e resurseve, sepse strategjitë kombëtare nuk do të jenë të mjaftueshme vetvetiu”, thonë nga AI duke kërkuar përgjigje të koordinuara për të përballuar krizën me COVID-19 e cila ka shkaktuar vdekjen e mbi 21.000 personave në botë.

“Të ndihmosh më të margjinalizuarit, jo vetëm që është gjëja e duhur, por kujdesi joadekuat shëndetësor në çdo pjesë të botës është një rrezik për të gjithë ne. Përhapja e shpejtë e COVID-19 ka treguar se sa të lidhur jemi ne”, tha Netsanet Belay, drejtori i hulumtimit dhe avokimit pranë AI.

“Vendet e G20 kanë shumë masa financiare në dispozicion dhe duhet t’i marrin parasysh të gjitha. Ne do ta mundim këtë virus së bashku, për të gjithë, ose nuk do ta mundim aspak”, shtoi Belay.

Duke kërkuar transparencë në vendimmarrje, nga AI thonë se çdo masë nga G20 duhet të garantojë qasje për të gjithë në kujdesin parandalues si dhe cilësi të mirë dhe trajtim të përballueshëm, përfshirë edhe ata që janë më të rrezikuar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga pandemia.

Megjithë, numrin në rritje të njerëzve të infektuar, shumica e të prekurve nga virusi tregojnë simptoma të lehta dhe shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Liverpool ndalet nga Leicester, Chelsea shkatërrohet nga Bournemouth

Liverpool nuk ka arritur të përfitojë siç duhet nga humbja e djeshme e Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk shkoi më shumë...

Iran, rritet në 611 bilanci i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirus të ri (COVID-19) në Iran u rrit në 611, njoftoi televizioni shtetëror. Autoritetet thanë se 97 njerëz kanë...

A do të nxjerr Apple në treg bateri të reja

​Klientët do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të rrisin jetëgjatësinë e baterisë së telefonit të tyre apo jo. Apple njoftoi se do të nxjerrë së...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...