11.5 C
Tirana

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, sot në Tiranë

Më datë:

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew nis sot vizitën e tij në Shqipëri.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner njoftoi në rrjetet sociale se vizitën e Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.

“Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen”, u shpreh Wisner.

“Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, tha Wisner.

DASH njoftoi më herët se Nephew do të diskutojë për punën që po bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...